13 të vrarë e të plagosur nga përleshjet në Nju Delhi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95091-13_të_vrarë_e_të_plagosur_nga_përleshjet_në_nju_delhi
Numri i viktimave nga përleshjet në Nju Delhi të Indisë mes kundërshtarëve dhe përkrahësve të ligjit shumë të debatueshëm për shtetësinë indiane ka arritur në 13 të vdekur dhe 150 të plagosur.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 26, 2020 08:45 Europe/Tirane
  • 13 të vrarë e të plagosur nga përleshjet në Nju Delhi

Numri i viktimave nga përleshjet në Nju Delhi të Indisë mes kundërshtarëve dhe përkrahësve të ligjit shumë të debatueshëm për shtetësinë indiane ka arritur në 13 të vdekur dhe 150 të plagosur.

Përleshjet mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të ligjit në fjalë kanë nisur prej ditës së hënë për shkak se sipas këtij ligji nuk u jepet e drejta myslimanëve që të përfitojnë shtetësinë indiane. Protestat janë organizuar njëkohësisht me vizitën e presidentit amerikan Donald Trump, në Indi. Në protestat e organizuara dje në Nju Delhi ishin të pranishëm si kundërshtarët e ligjit të ri të shtetësisë, ashtu edhe përkrahësit dhe forcat e policisë megjithëse kanë përdorur gaz lotsjellës dhe mjete të tjera nuk kanë mundur të monitorojnë situatën. Sipas dëshmitarëve okularë forcat ushtarake të Indisë kanë arrestuar shumë nga protestuesit. Kundërshtarët e ligjit të ri të shtetësisë thonë se qeveria nuk ka rrugë tjetër veçse të anulojë këtë ligj pasi protestat do të vazhdojnë derisa ligji të ekzistojë. Vlen të theksohet se në këto protesta deri tani 30 persona kanë humbur jetën dhe mbi 21 mijë të tjerë janë arrestuar.