Sanders: Netanjahu është racist reaksionar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95108-sanders_netanjahu_është_racist_reaksionar
"Jam shumë krenar që jam një hebre. Unë në fakt kam jetuar në Izrael për disa muaj, por ajo që unë besoj është se tani, për fat të keq dhe në mënyrë tragjike, një racist reaksionar po drejton Izraelin falë Bibi Netanjahut ", tha Bernie Sanders duke iu referuar Netanjahut me pseudonimin e tij.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 26, 2020 17:19 Europe/Tirane
  • Sanders: Netanjahu është racist reaksionar

"Jam shumë krenar që jam një hebre. Unë në fakt kam jetuar në Izrael për disa muaj, por ajo që unë besoj është se tani, për fat të keq dhe në mënyrë tragjike, një racist reaksionar po drejton Izraelin falë Bibi Netanjahut ", tha Bernie Sanders duke iu referuar Netanjahut me pseudonimin e tij.

E para nga këto deklarata u bë në një konferencë J Street në tetor, kur Sanders paralajmëroi haptas shkurtimin e ndihmës amerikane për Izraelin dhe në vend të kësaj tha se do të dhuronte fonde për ndihmë humanitare në Gaza për të bërë presion mbi Tel -Avivin për t'i dhënë fund kolonizimit dhe për të filluar bisedimet e paqes me palestinezët për të përmirësuar krizën humanitare në Rripin e Gazës. Midis të gjithë kandidatëve demokratë për presidencën amerikane, Bernie Sanders ishte më i sinqerti për çështjen izraelito-palestineze, duke bërë thirrje për një qasje "të paanshme" dhe më të favorshme për kauzën palestineze. Të dielën, 23 Shkurt, Sanders tha në Twitter se ai nuk do të marrë pjesë në konferencën vjetore të lobit të fuqishëm pro-Izraelit AIPAC javën e ardhshme, duke përmendur se ai ishte "i shqetësuar për ndihmën që AIPAC u ofron udhëheqësve të cilët shprehin fanatizëm dhe kundërshtojnë të drejtat themelore palestineze. "