Erdogan i është futur rrugës pa krye
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95184-erdogan_i_është_futur_rrugës_pa_krye
200 ushtarë turq u vranë në më pak se dhjetë ditë, ndërsa Presidenti Erdogan shfryn dufin me anëtarët e partisë së tij në mes të Kuvendit, duke shkaktuar një zhurmë të vërtetë në mes të popullatës, ndërsa këshilltari i tij evokoi 16 luftërat mes Rusisë cariste dhe Perandorisë Osmane duke pohuar se turqit nuk kanë frikë nga një konfrontim i 17-të ...
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 01, 2020 18:11 Europe/Tirane
  • Erdogan i është futur rrugës pa krye

200 ushtarë turq u vranë në më pak se dhjetë ditë, ndërsa Presidenti Erdogan shfryn dufin me anëtarët e partisë së tij në mes të Kuvendit, duke shkaktuar një zhurmë të vërtetë në mes të popullatës, ndërsa këshilltari i tij evokoi 16 luftërat mes Rusisë cariste dhe Perandorisë Osmane duke pohuar se turqit nuk kanë frikë nga një konfrontim i 17-të ...

Natën e së shtunës deri të dielën, vendi i parë i NATO-s që nuk u solidarizua me Ankaranë, ishte Greqia, e cila tha se nuk do t'i jepte ndihmë ushtrisë turke përballë Rusisë. Në mbrëmje, Franca makroniste, armata e së cilës endet jo shumë larg bregdetit sirian, i bëri thirrje Putinit për të ndalur përshkallëzimin, por e gjithë kjo nuk mjaftoi për të zgjuar Sulltanin që po vepron si i dehur nga premtimet e rreme të SHBA-së, edhe nëse kjo nënkupton kthimin e ushtrisë së tij në "mburojë njerëzore" të projekteve ekspansioniste SHBA-NATO. Një sulm i njëkohshëm me dronë u nis gjatë natës nga e Shtuna deri të Dielën kundër pozicioneve të ushtrisë siriane dhe aleatëve të saj të Rezistencës, me mbështetje të njësive të artilerisë turke. Vëzhguesit ushtarak madje folën për një imitim grotesk të sulmit të Ansarallahut në Shtator 2019 mbi kompaninë saudite Aramco, por më i dobët dhe më pak i koordinuar, edhe pse oficerët britanikë, francezë, izraelitë dhe amerikanë ishin duke drejtuar operacionin nga selia e shtabit turk në Ankara, ku Ministri turk i Mbrojtjes po pret bujarisht gjeneralët amerikanë të CentCom. Duket se sulmi kishte për qëllim bazën ajrore ruse, Hmeimim me mbrojtjen e saj ajrore shumë efikase që Amerika është përpjekur për tre vjet që ta thyejë, por pa mundur të realizojë qëllimin e instalimit të një zone ndalim-fluturimi mbi veriun e Sirisë. Për këtë arsye u dëgjuan shpërthime në Hmeimim, shpërthime të fuqishme për shkak të sistemeve anti-ajrore, të cilat gjëmuan në maksimum për të kundërshtuar një sulm në shkallë të gjerë. Sipas uebfaqes ushtarake ruse Avia.pro, mbrojtja anti-ajrore Siriano-Ruse interceptoi dhe goditi 12 dronë turq në më pak se 4 minuta. "Mbrojtja ajrore siriane është aktivizuar për të mbuluar tërë Idlibin deri në kufirin turk", thotë uebfaqja, e cila raporton se sistemet siriane të mbrojtjes ajrore kishin filluar eliminimin e dronëve armiq. Dy ditë më parë, Ministria Turke e Mbrojtjes publikoi një video që përshkruan shkatërrimin e sistemit të raketave të mbrojtjes ajrore Pantsir-S në Siri, duke pretenduar se sistemi ishte "neutralizuar". Avia.pro pretendon, me prova mbështetëse, se kjo është një video "false", pasi imazhet janë filmuar në Libi, disa javë më parë! Ndodhemi në mes të një lufte imazhesh, njësoj si në orët e para të luftës kur Al-Jazeera riprodhoi në studiot e saj "rënien e Damaskut". Vetëm se që nga ajo datë, kanë kaluar më shumë se 8 vjet. Nëse Erdogan beson se mund të shkatërrojë mbrojtjen anti-ajrore siriane, ai gabohet seriozisht. Opozita turke e kuptoi këtë pas 200 të vdekurve në dhjetë ditë luftë, por jo pseudo Sulltani! Nëse nuk dëshiron të sakrifikojë forcat ushtarake turke në tokë dhe në ajër, Erdogan do të duhet të ndalojë së luajturi sulltanët, thotë një analist i intervistuar nga Avia.Pro, i cili analizon lajmet fake të lidhura me Pantsir-S: "Sipas burimeve, video në të cilën u shkatërrua sistemi i mbrojtjes ajrore Pantsir-S, nuk i përkiste ushtrisë siriane. Videoja është bërë gjatë sulmit turk në një prej bazave ushtarake të ushtrisë kombëtare Libiane, çka konfirmohet indirekt nga disa tipare të projektimit të versionit të vjetër të eksportuar në Libi”.