Johnson paralajmëron negociata të vështira tregtare me Amerikën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95197-johnson_paralajmëron_negociata_të_vështira_tregtare_me_amerikën
Kryeministri i Britanisë ka paralajmëruar zhvillimin e negociatave të vështira për tregti me Amerikën.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 02, 2020 14:17 Europe/Tirane
  • Johnson paralajmëron negociata të vështira tregtare me Amerikën

Kryeministri i Britanisë ka paralajmëruar zhvillimin e negociatave të vështira për tregti me Amerikën.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Boris Johnson, kryeministri i Britanisë, në prag të fillimit të negociatave tregtare me Amerikën, ka paralajmëruar palën amerikane se këto do të jenë negociata shumë të vështira.

Ministria për Tregti Ndërkombëtare e Britanisë me anë të një deklarate, ka thënë: “Duke marrë parasysh faktin se marrëveshja tregtare me Amerikën pas Brexit-it do të forcojë ekonominë e Britanisë me miliarda pound dhe në përgjithësi do të jetë në interes të këtij vendi, por megjithatë Organizata e Shëndetësisë Kombëtare të Britanisë nuk do t’i dorëzohet kompanive amerikane”.

Në këtë deklaratë thuhet: “Duke parasysh faktin se standardet e Amerikës nuk përputhen me standardet e Britanisë në sektorin e lëndëve ushqimore, edhe në këtë fushë nuk do të ndodhë kurrfarë ndryshimi”.

Negociatat dypalëshe pritet të fillojnë gjatë disa ditëve të ardhshme dhe vendi i takimeve do të ndahet mes Britanisë dhe Amerikës.

Përkundër përcaktimit të afatit për negociata mes Britanisë dhe Bashkimit Evropian ku qeveria e Londrës insiston që ky proces të përfundojë deri në fund të vitit 2020, në lidhje me negociatat e Britanisë me Amerikën nuk është caktuar ndonjë afat kohor.