Vrasja graduale e myslimanëve nga hinduistët në Nju Delhi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95203-vrasja_graduale_e_myslimanëve_nga_hinduistët_në_nju_delhi
Gazeta britaneze “The Guardian” në një raport të saj ka raportuar për krimet e organizuara të hinduistëve ekstremistë kundër myslimanëve gjatë dhunës së fundit në Nju Delhi, kryeqytetin e Indisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 02, 2020 15:21 Europe/Tirane
  • Vrasja graduale e myslimanëve nga hinduistët në Nju Delhi

Gazeta britaneze “The Guardian” në një raport të saj ka raportuar për krimet e organizuara të hinduistëve ekstremistë kundër myslimanëve gjatë dhunës së fundit në Nju Delhi, kryeqytetin e Indisë.

Si pasojë e shpërthimit të protestave të gjera së fundi në Indi kundër ligjit për shtetësi që konsiderohet diskriminim kundër myslimanëve, veprimet e dhunshme të Hinduistëve kundër myslimanëve janë shtuar në masë të madhe në këtë vend.

Në dhjetor të vitit 2019, Parlamenti i Indisë ka miratuar një projektligj për dhënien e shtetësisë për emigrantët jomyslimanë që kanë ardhur nga vendet fqinjë, por kritikët besojnë se ky projektligj është pjesë e programit punues të qeverisë së Naranda Mudi, kryeministrit të qeverisë së këtij vendi për t’i dëbuar në qoshe myslimanët e këtij vendi dhe konsiderohet ofendim i parimeve për barazi në Kushtetutën e Indisë.

Ditën e diele janë publikuar pamje nga sulmi i një grupi hinduistësh ndaj një qytetari mysliman i cili ishte duke u kthyer nga xhamia në shtëpinë e vet. Këto pamja kanë ngjallur reagime të gjera.

Agjencia e lajmeve Reuters në lidhje me këtë rast ka shkruar se Muhamed Zubejr (37 vjeç) gjatë rrugës duke u kthyer nga xhamia në shtëpinë e tij, është sulmuar nga një grup i hinduistëve ekstremistë të cilët menjëherë e kanë rrethuar atë dhe e kanë rrahur me shkopinj, shufra hekuri dhe me shqelma dhe grushte. Ai në lidhje me këtë çështjeje ka thënë: “Unë i pyeta ata, pse po më sulmoni mua? Kam bërë ndonjë gabim? Ata nuk u kushtonin rëndësi fjalëve të mia dhe bërtisnin vriteni këtë mysliman kopil. Aty ishin shumë njerëz, mirëpo askush nuk më erdhi në ndihmë”.

Ndërkohë gazeta “The Guardian” thotë se gjatë këtyre përleshjeve 4 ditore në verilindje të Nju Delhit, u është vënë zjarri disa xhamive dhe myslimanët janë djegur për së gjalli brenda në shtëpitë e tyre ose ata janë nxjerr me dhunë në rrugë dhe janë rrahur fizikisht. Janë djegur dyqane dhe prona private të myslimanëve dhe në rrugët në të cilat myslimanët dhe hinduistët jetonin në mënyrë paqësore para këtyre ngjarjeve, vërehen trupa të pajetë në rrugë dhe janë shkatërruar shumë dyqane dhe shtëpi të myslimanëve.

“The Guardian” thotë se policia e Indisë në shumë prej këtyre rasteve ka qëndruar duarkryq ose edhe u ka ndihmuar hinduistëve ekstremistë në kryerjen e këtyre krimeve.