Sekretari amerikan i mbrojtjes: Tërheqja nga Afganistani nis pas 10 ditësh
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95213-sekretari_amerikan_i_mbrojtjes_tërheqja_nga_afganistani_nis_pas_10_ditësh
Në bazë të akordit të arritur me talebanët, forcat amerikane do të nisin tërheqjen nga Afganistani pas 10 ditësh.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 03, 2020 08:59 Europe/Tirane
  • Sekretari amerikan i mbrojtjes: Tërheqja nga Afganistani nis pas 10 ditësh

Në bazë të akordit të arritur me talebanët, forcat amerikane do të nisin tërheqjen nga Afganistani pas 10 ditësh.

Mark Esper, Sekretari amerikan i mbrojtjes në një konferencë për shtyp deklaroi: Komandantëve të forcave amerikane në Afganistan u kemi dhënë urdhër që të nisin tërheqjen paraprake të forcave nga ky vend. Në fillim Amerika do të ulë numrin e forcave ushtarake në Afganistan deri në 1.600 forca dhe më pas do të ndërpresë procesin për të analizuar situatën. Më në fund pas 1 viti negociatash dhe pas shqetësimeve mbi ndërprerjen e luftës në Afganistan, Amerika dhe grupi taleban arritën një marrëveshje. Marrëveshja e emëruar si "Marrëveshja për të sjellë paqen në Afganistan" u nënshkrua me një ceremoni të zhvilluar në kryeqytetin e Katarit, Doha, i cili është dhe vendi pritës i bisedimeve prej afro dy vitesh mes SHBA-së dhe talebanëve. Marrëveshja në emër të SHBA-së u nënshkrua nga përfaqësuesi special i SHBA-së për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, ndërsa në emër të talebanëve nga kryetari i Zyrës Politike, Mullah Abdul Ghani Baradar. Sipas marrëveshjes e cila do t'i japë fund luftës që vazhdon prej 19 vitesh në Afganistan, SHBA brenda 135 ditëve do të ulë nga 8.000 në 1.600 numrin e ushtarëve të saj në Afganistan. Në rast se talebanët i përmbahen marrëveshjes, SHBA-të dhe aleatët e saj do të tërheqin plotësisht ushtarët e tyre në vend brenda 14 muajve.