Rusia reagon ndaj raportit të ANEA mbi Iranin
Përfaqësuesi i Rusisë në organizatat ndërkombëtare ka reaguar ndaj raportit të fundit të ANEA mbi programin bërthamor të Iranit.
Mikail Olianov, në reagimin e tij ka thënë: Çështja e mosrespektimit të pikave të marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit, ka lindur për shkak të politikave të Amerikës. Nëse Uashingtoni ndryshon qëndrimet e tij Irani do të futet menjëherë në rrjedhën e respektimit të plotë të pikave të marrëveshjes bërthamore. Përfaqësuesi i Rusisë lidhur me pretendimet se Norman ka pretenduar se drejtori i përgjithshëm i ANEA ka kritikuar Iranin për shkak se nuk ka lejuar qasjen monitoruese lidhur me aktivitetet e kaluara bërthamore, tha se kjo qasja nuk ka kuptim pasi nuk ekziston asnjë shqetësim mbi përhapjen dhe kjo lidhet vetëm më formalitetin e parashikuar të protokollit të përhapjes.