Lavrov: Veprimet e NATO-s kanë shkatërruar mirëbesimin reciprok
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka deklaruar se NATO me mospërfilljen e propozimeve të Moskës në lidhje me masat e sigurisë dhe krijimit të mirëbesimit, ka dëshmuar se nuk është e interesuar për bashkëpunim me Moskën për uljen e tensioneve.
Agjencia e lajmeve TAS njoftoi se Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, ka deklaruar se Donald Trump, presidenti i Amerikës, mbështet propozimin e Vladimir Putin, presidentit të Rusisë, për organizimin e një takimi të krerëve të 5 vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurisë së OKB dhe shtoi: “Rusia përgjatë më shumë se një viti ka ofruar propozime të ndryshme Brukselit rreth çështjeve të sigurisë dhe për krijimin e mirëbesimit reciprok, mirëpo akoma nuk ka marrë kurrfarë përgjigje në lidhje me këto propozime”.
Lavrov në vazhdim ka thënë: “Nga kjo qasje konkludojmë se në programet e NATO-s nuk ka vend për zbatimin e masave speciale për reduktimin e tensioneve dhe për forcimin e mirëbesimit dhe kjo çështjeje është shqetësuese”.