Pekini kërkon heqjen e menjëhershme të sanksioneve amerikane ndaj Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95282-pekini_kërkon_heqjen_e_menjëhershme_të_sanksioneve_amerikane_ndaj_iranit
Sanksionet e vendosura në mënyrë të njëanshme ndaj Iranit nga Shtetet e Bashkuara ndërsa Irani është prekur nga koronavirusi vetëm e përkeqëson situatën, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze, i cili kërkoi heqjen e menjëhershme të sanksioneve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 05, 2020 15:42 Europe/Tirane
  • Pekini kërkon heqjen e menjëhershme të sanksioneve amerikane ndaj Iranit

Sanksionet e vendosura në mënyrë të njëanshme ndaj Iranit nga Shtetet e Bashkuara ndërsa Irani është prekur nga koronavirusi vetëm e përkeqëson situatën, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze, i cili kërkoi heqjen e menjëhershme të sanksioneve.

Zhao Lijian, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, të enjten (5 mars) bëri thirrje për heqjen e menjëhershme të sanksioneve amerikane kundër Iranit, ndërsa epidemia e koronavirusit kërcënon Iranin dhe mbarë botën. "Pekini si partner strategjik i Iranit ofron ndihmë urgjente për këtë vend dhe do të bashkëpunojë me Teheranin në luftën kundër epidemisë Covid-19", shtoi diplomati kinez. Senatorja Elizabeth Warren, kandidatja presidenciale që sapo ka hequr dorë nga gara, në një letër drejtuar Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo dhe Sekretarit të Thesarit Steven Mnuchin kishte shprehur shqetësim për sa i përket ndikimit negativ të sanksioneve amerikane në luftën e Iranit kundër koronavirusit.