Shtohet përhapja e virusit Korona në Evropë e Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95298-shtohet_përhapja_e_virusit_korona_në_evropë_e_amerikë
Pavarësisht reduktimit të numrit të personave të infektuar me virusin Korona në Kinë dhe në Korenë Jugore, vendet perëndimore po përballen me shtimin e konsiderueshëm të numrit të personave të infektuar me virusin Korona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 06, 2020 13:06 Europe/Tirane
  • Shtohet përhapja e virusit Korona në Evropë e Amerikë

Pavarësisht reduktimit të numrit të personave të infektuar me virusin Korona në Kinë dhe në Korenë Jugore, vendet perëndimore po përballen me shtimin e konsiderueshëm të numrit të personave të infektuar me virusin Korona.

Agjencia e lajmeve Reuter njoftoi se Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë të premten në mëngjes ka deklaruar se procesi i uljes së numrit të viktimave ditore në mesin e personave të infektuar me virusin Crovid-19, ka vazhduar edhe gjatë ditës së kaluar. Sipas statistikave të deklaruara nga qeveria e Kinës, deri në mëngjesin e të premtes janë regjistruar 143 raste të reja të infektimit dhe 30 raste të vdekjes. Numri i përgjithshëm i personave të infektuar në Kinë ka shkuar në 80552 persona dhe numri i viktimave ka shkuar në 3042 persona.

Ndërkohë kanali Euronews ka raportuar se në Itali që konsiderohet qendra e përhapjes së virusit Korona në kontinentin e Evropës, me vdekjen e 40 personave të tjerë, numri i viktimave të shkaktuara nga virusi Korona ka shkuar në 148 persona. Gjithashtu në këtë vend janë shënuar edhe 769 raste të reja të personave të infektuar me virusin Crovid-19 dhe numri i përgjithshëm i personave të infektuar me këtë virus ka shkuar në 3858 persona.

Edhe Ministria e Shëndetësisë së Francës të enjten në mbrëmje ka njoftuar për regjistrimin e 138 rasteve të reja të personave të infektuar me virusin e ri Korona dhe numri i të infektuarve në këtë vend ka shkuar në 423 persona. Ndërkohë me regjistrimin e tre rasteve të reja të vdekjeve, numri i vdekjeve nga virusi Korona në Francë ka shkuar në 7 persona.

Mbrëmë është regjistruar një rast i ri i vdekjes edhe në Amerikë për shkak të virusit Korona dhe në këtë mënyrë numri i viktimave nga virusi Korona në Amerikë ka shkuar në 13 persona.

Shpejtësia e përhapjes së virusit Korona në Amerikës është deri në atë masë sa që gjatë disa orëve të kaluar përhapja e këtij virusi është shënuar edhe në 4 shtete të reja.  

Përhapja e virusit Korona po vazhdon edhe në Australi ku është shënuar një rast vdekje në mesin e nxënësve në një shkollë në shtetin New Sauth Wels dhe autoritetet lokale kanë urdhëruar mbylljen e shkollave në këtë rajon. Numri i personave të infektuar në Australi ka shkuar në 60 kurse janë raportuar dy vdekje.