Bilanci i të prekurve nga virusi korona në Itali
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95311-bilanci_i_të_prekurve_nga_virusi_korona_në_itali
Autoritetet italiane kanë publikuar bilancin e  fundit të epidemisë së koronavisurit në Itali.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 07, 2020 04:31 Europe/Tirane
  • Bilanci i të prekurve nga virusi korona në Itali

Autoritetet italiane kanë publikuar bilancin e  fundit të epidemisë së koronavisurit në Itali.

24 orë nga statistikat e fundit zyrtare janë regjistruar 49 viktima më shumë e rreth 800 të infektuar të tjerë. Në nivel kombëtar koronavirusi në Itali deri në orën 17.00 të datës 6 mars, ka shënuar 197 viktima e 4636 të infektuar. Autoritetet italianë theksojnë se ende nuk është e qartë nëse koronavirusi ka qenë motivi kryesor i vdekjes së viktimave,  por fakt është që shumica e tyre vuanin nga patologji të tjera të rënda. Mosha mesatare e viktima ve është nga 66 deri në 94 vjeç. Numri i personave të kuruar e të shëruar nga koronavirusi është 523. Ndër personat pozitivë nga koronavisuri 462 janë në gjendje të rëndë e po kurohen në repartet e terapisë intesive, 2394 në struktura spitalore e 1060 në kushte shtëpie. Rajoni i Lombardisë mbetet më problematiku me 2812 të infektuar e 135 viktima, Emila Romagna me 870 raste pozitive e 37 viktima e Veneto me 488 të infektuar e 12 viktima. Gjatë 24 orëve të fundit numri i personave të infektuar është rritur në territorin e provincës së Romës ku ka arritur në 54 të infektuar e sot ka regjistruar viktimën e parë. Rajoni me numrin më të ulët të personave me koronavisur është ai i Bazilikatës ku deri më sot janë vetëm 3 raste, më pas vjen Bolzano e Calabria me 4 raste e Sardenja me 5 të infektuar.