Kufizime dhe karantinimi I qyteteve në Itali
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95334-kufizime_dhe_karantinimi_i_qyteteve_në_itali
Rritet në mënyrë shqetësuese numri i personave të infektuar e të viktimave nga koronavirusi në Itali.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 08, 2020 04:33 Europe/Tirane
  • Kufizime dhe karantinimi I qyteteve në Itali

Rritet në mënyrë shqetësuese numri i personave të infektuar e të viktimave nga koronavirusi në Itali.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare nga Departamenti Italian i Mbrojtjes Civile koronavirusi ka shënuar deri më sot 7 mars 2020 , 233 viktima e 5884 persona të infektuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë verifikuar rreth 1200 të infektuar më shumë se 36 viktima të tjera. Qeveria Italiane ka hartuar një draft ligjor që pritet të firmoset nga Kryeministri Xhuzepe Konte e cila vendos  të ndalojë hyrje daljet e qytetarëve që banojnë në të gjithë territorin e Lombardisë e në 11 provinca në 4 rajone të tjera italiane. Ky vendim parashikohet të hyjë në fuqi prej datës 8 mars 2020 deri më 3 pirll 2020. Sipas këtij drafti blindohen e nuk lejohen të lëvizin jashtë komunave ku jetojnë të gjithë banorët që jetojnë në territoret që konsiderohen me rrezik të lartë infektimi si:  I gjithë territori i rajonit të Lombardisë. Në rajonin e Emilia Romagna, provincat e Regio Emilia, Modena, Piacenza, Parma e Rimini. Në rajonin e Venetos , banorët e provincave të Venezia, Trevizo e Padova. Në rajonin e Marche, banorët e provincave të Pesaro e Urbino. Në rajonin e Piemontes , banorët e provincave në Asti e Alessandria. Drafti ligjor pritet të firmoset nga kryeministri Konte i cili ua ka shpërndarë guvernatorëve të rajoneve përkatëse në pritje të opinioneve e sugjerimeve të tyre. Ky draft i ri që limiton lëvizjen e qytetarëve në një zonë mjaft të rëndësishme për industrinë italiane, po shkakton debate politike e sociale. Vetëm në rajonin e Lombardisë jetojnë mbi 10 milionë banorë dhe limitimi i lëvizjes së tyre mund të shënojë pasoja për ekonominë e shoqërinë italiane.