Policia indiane përgjegjëse për vrasjen e myslimanëve në Nju Delhi
Ministria e Brendshme indiane në një raporte e ka caktuar policinë në Nju Delhi si fajtorin kryesor për vrasjen e myslimanëve në vend. Raporti i Ministrisë së Brendshme të Indisë thotë:
Policia e kryeqytetit është një nga fajtorët kryesorë në vrasjen e myslimanëve në Nju Delhi pasi ajo nuk arriti të kontrollojë siç duhet dhe me kohë situatën dhe të parandalojë dëme serioze në jetën dhe pronën e myslimanëve. Ministria e Brendshme indiane tha në këtë deklaratë se komandanti i ri me papërgjegjshmërinë e tij nuk arriti të ndërmarrë veprimet e duhura dhe në kohë duke mos arritur të kryente detyrën e tij parësore. Raporti i Ministrisë së Brendshme të Indisë duke fajësuar policinë e Nju Delhi për dhunën vdekjeprurëse ndaj myslimanëve, tregon se presioni rajonal dhe ndërkombëtar dhe reagimi ndaj vrasjes së myslimanëve ka qenë i dobishëm për të dënuar dhunën brutale të ekstremistëve hindu ndaj myslimanëve. Raporti doli pasi javët e fundit, Gjykata Supreme e Indisë ka liruar nga akuzat kryeministrin Narendra Modi për akuzën e ndërhyrjes në vrasjen e myslimanëve në Gujarat në vitin 2002, asokohe guvernatori i Gujarat. Votimi pasoi me reagime negative të komunitetit mysliman dhe organizatave të pavarura të të drejtave të njeriut në Indi. Sigurisht, dhuna e fundit e ekstremistëve hindu ndaj myslimanëve në Indi, është zgjeruar në kohën kur historia e veprimeve të tyre vdekjeprurëse kundër myslimanëve, tregon se politikat provokuese dhe heshtja e qeverisë dhe agjencive të saj të sigurisë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në përshkallëzimin dhe intensifikimin e dhunës. Përplasjet e dhunshme mes grupeve hindu dhe atyre myslimane rreth Ligjit të ri për shtetësi në Indi kanë shkaktuar mbi 35 viktima dhe qindra të plagosur. Autoritetet kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën që ka nisur protestën nga dita e hënë. Ligji i ri lehtëson procedurat për jomyslimanët e disa shteteve fqinje që të marrin shtetësi indiane. Sipas kritikëve, ligji është paragjykues ndaj myslimanëve dhe dëmton kushtetutën e Indisë. Por, sipas qeverisë, protestat janë të panevojshme, pasi ajo po përpiqet të ndihmojë minoritetet e persekutuara në vendet fqinje. Në Indi jetojnë më shumë se 180 milionë myslimanë. Kjo është dhuna më vdekjeprurëse në kryeqytetin indian, gjatë dekadave të fundit. Ligji për shtetësinë , ka ngjallur protesta masive që kur u miratua vitin e kaluar. Protestat në vend organizohen që nga 9 dhjetori për të kundërshtuar ligjin i cili mundëson dhënien e shtetësisë për emigrantët jomuslimanë që kanë hyrë në vend para 31 dhjetorit të vitit 2014, ndërsa myslimanët nuk përfshihen në këtë ligj. Ligji i miratuar parasheh që budistët, sikhët, jainët, parsit, hindut dhe të krishterët të cilët kanë ikur nga presionet fetare veçanërisht nga Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani, të mund të marrin shtetësinë në rast se tregojnë letërnjoftimet e tyre dhe dëshmojnë se jetojnë në Indi më gjatë se 6 vite ndërsa myslimanët janë përjashtuar nga ky ligj. India është vendi i dytë me popullsinë më të madhe myslimane në botë. Mendohet se ligji do të shndërrojë 200 milionë myslimanë, qytetarë të klasës së dytë dhe një hap për t'i lënë ato pa shtet. Gjithashtu ligji kritikohet se me anë të tij do të depërtohen myslimanët ose do të burgosen.