Shtohet numri i të prekurve nga Koronavirusi në Itali
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95358-shtohet_numri_i_të_prekurve_nga_koronavirusi_në_itali
Autoritetet italiane kanë publikuar të dhënat e fundit zyrtare të përhapjes së epidemisë së koronavirus në Itali deri më sot 8 mars 2020. Numri i viktimave është 366 e numri i të infektuarve 6387.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 09, 2020 06:00 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i të prekurve nga Koronavirusi në Itali

Autoritetet italiane kanë publikuar të dhënat e fundit zyrtare të përhapjes së epidemisë së koronavirus në Itali deri më sot 8 mars 2020. Numri i viktimave është 366 e numri i të infektuarve 6387.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 133 viktima më shumë e 1326 të infektuar të tjerë. Numri i personave të shtruar në terapi intensive është 650. 3557 pacientë po kurohen në struktura spitalore e 2180 në kushte shtëpie. Rajoni i Lombardisë ka shënuar sot 4189 të infektuar e 267 viktima. Emilia Romagna 1180 të infektuar e 56 viktima e Veneto 670 të infektuar e 18 viktima. Në rajonin e Lazios ku është përqendruar dhe kryeqyteti italian ka regjistruar 3 viktima e 87 persona të infektuar. Rajoni më numrin më të ulët të personave të infektuar është Bazilikata me 4 persona të infektuar e 0 viktima. Deri më sot në Itali janë kryer 49 937 tampone. Ndërkohë janë shëruar 622 persona.