Klinton mbështet Joe Biden
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95361-klinton_mbështet_joe_biden
Kandidatja për zgjedhjet e kaluara presidenciale në Ameirkë, ka mbështetur kandidaturën e Joe Biden.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 09, 2020 09:30 Europe/Tirane
  • Klinton mbështet Joe Biden

Kandidatja për zgjedhjet e kaluara presidenciale në Ameirkë, ka mbështetur kandidaturën e Joe Biden.

Hillari Klinton në një intervistë për CNN ka thënë se fitorja e Biden në të martën e madhe më 3 mars është formim I një aleance të cilën ajo më herët e kishte krijuar në vitin 2016. Klinton tha: Kjo aleancë është e gjerë dhe Biden ka mbledhur një aleancë plot energji nga votuesit. Biden i cili më herët konsiderohet një kandidat pasiv në garën për zgjedhjet presidenciale, papritur në votimin e të martës së madhe ka kaluar kandidatin tjetër Bernie Sanders. Klinton në vitin 2016 kaloi po të njëjtin proces përballë Sanders. Ish kandidatja për zgjedhjet presidenciale të 2016-ës gjithashtu ka thënë se në rast se Sander fiton kandidaturën për zgjedhjet e vitit 2020 me padyshim do ta mbështesë atë. Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Amerikë do të mbahen më 3 nëntor 2020.