Korona sulmon edhe NATO-n
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95369-korona_sulmon_edhe_nato_n
Edhe selia e NATO-s e pambrojtur përball virusit Korona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 09, 2020 11:33 Europe/Tirane
  • Korona sulmon edhe NATO-n

Edhe selia e NATO-s e pambrojtur përball virusit Korona.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se NATO me anë të një deklarate, ka thënë se disa punonjës të Aleancës Veri-Atlantike në Bruksel janë infektuar me virusin Korona pas një udhëtimi që kanë pasur në veri të Italisë.

Në deklaratën e NATO-s thuhet: “Ne konfirmojmë këtë lajmë se një punonjës i NATO-s në selinë e kësaj organizate në Bruksel pas analizave të bëra ka rezultuar se është infektuar me virusin Korona”.

Në këtë deklaratë gjithashtu thuhet se ky person është shtruar në shtëpinë e vet ndërsa të gjitha punonjësit e tjerë të cilët kanë pasur kontakte me atë, janë vendosur në karantine në shtëpitë e veta.