Ish aleati i Erdoganit formon parti të re
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95375-ish_aleati_i_erdoganit_formon_parti_të_re
Në një sfidë për Partinë  Drejtësi dhe Zhvillim në Turqi (AKP), një ish aleat i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan ka filluar zyrtarisht procedurën për krijimin e partisë së tij politike.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 09, 2020 17:24 Europe/Tirane
  • Ish aleati i Erdoganit formon parti të re

Në një sfidë për Partinë  Drejtësi dhe Zhvillim në Turqi (AKP), një ish aleat i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan ka filluar zyrtarisht procedurën për krijimin e partisë së tij politike.

Ali Babacan tha se vendit i duhet një "fillim i ri" për të sjellë reforma për të forcuar sundimin e ligjit dhe demokracinë.52-vjeçari e bëri njoftimin të hënën në mëngjes në një intervistë me TV Fox të Turqisë, duke thënë se ai do të aplikonte për të themeluar partinë e tij të shumëpritur politike më vonë gjatë ditës dhe ta inaugurojë atë zyrtarisht të Mërkurën. Politikani turk, i cili ka qenë ministri i ekonomisë së vendit (2002 - 2007), Ministri i Jashtëm (2007 - 2009) dhe Zëvendëskryeministër (2009 -2015), bashkëthemeloi Partinë AK në vitin 2001, por në vitin 2015 u mënjanua nga partia. Në gusht të vitit të kaluar, ai njoftoi dorëheqjen e tij, një muaj pasi ai kishte thënë se do ta bënte këtë për shkak të "dallimeve të thella" që ai kishte me kryesinë e partisë. "Vendi duhet të nisë plotësisht një fillim të ri. Në kohën e saj, AKP ishte fillimi i ri. Kam shërbyer mirë me vite, por kanë kaluar 20 vjet, bota ka ndryshuar, Turqia ka ndryshuar. Partia është larguar nga parimet e saj themeluese, "tha Babacan.