Nis largimi i forcave amerikane nga Afganistani
Një prej zyrtarëve amerikanë ka bërë të ditur se prej së hënës ka nisur procesi i largimit të forcave amerikane nga afgani tani, sipas akordit të arritur me talebanët.
Agjencia Tasnim e lajmeve citon këtë funksionar amerikan në kushte anonimiteti të ketë thënë se sipas akordit mes Amerikës dhe talebanët forcat amerikane në Afganistan nga 13 mijë trupa duhet të reduktohen në 8600 trupa. Në raundin e nëntë të bisedimeve mes Amerikës dhe grupit Taleban, palët kanë arritur nënshkrimin e marrëveshjes përfundimtare të paqes. Agjencia Aria News e Afganistanit thotë se edhe pse asnjëra palë në formë zyrtare nuk ka njoftuar arritjen e këtij akordi mirëpo marrëveshja e paqes mes Amerikës dhe grupit Taleban konsiston në largimin e forcave të huaja nga Afganistani, mospërdorimin e territorit afgan kundër Amerikës, bisedimet mes forcave afgane dhe armëpushimi. Përveç kësaj thuhet se insistimi i presidentit Donald Trump për tërheqjen e trupave nga Afganistani, ka ndikuar në procesin e bisedimeve mes Amerikës dhe grupit Taleban në Doha të Katarit.