CENTCOM vendos raketa në Irak nga frika e sulmeve të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95405-centcom_vendos_raketa_në_irak_nga_frika_e_sulmeve_të_iranit
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se është e vendosur të dislokojë sisteme raketash në Irak nga frika e më shumë sulmeve iraniane në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit të lartë iranian Kasem Soleimani.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 10, 2020 16:53 Europe/Tirane
  • CENTCOM vendos raketa në Irak nga frika e sulmeve të Iranit

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se është e vendosur të dislokojë sisteme raketash në Irak nga frika e më shumë sulmeve iraniane në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit të lartë iranian Kasem Soleimani.

Gjenerali amerikan Kenneth McKenzie, kreu i CENTCOM, i bëri komentet të martën gjatë një seance të Komisionit të Shërbimeve të Forcave të Armatosura në Dhomën Përfaqësuesve, raportoi Reuters. "Ne jemi gjithashtu në procesin e dërgimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore, sistemeve mbrojtëse raketore balistike, në Irak në veçanti, për t'u mbrojtur nga një sulm tjetër i mundshëm iranian," tha ai. Pas hakmarrjes raketore iraniane kundër bazës amerikane Ain al-Asad, Pentagoni tha se po përpiqej të siguronte lejen nga Iraku për të vendosur sistemet e raketave Patriot në vendin arab. Parlamenti Irakian, megjithatë, votoi me shumicë dërrmuese në favor të një ligji që detyronte tërheqjen e plotë nga territori irakian të të gjitha forcave të drejtuara nga Amerika.