Pelosi kritikon presidentin Donald Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95413-pelosi_kritikon_presidentin_donald_trump
Kryetarja e Dhomës së përfaqësuesve në Amerikë, deklaroi se veprimet e presidentit amerikan Donald Trump janë bërë shkak për uljen e vlerës në bursat financiarë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 11, 2020 05:32 Europe/Tirane
  • Pelosi kritikon presidentin Donald Trump

Kryetarja e Dhomës së përfaqësuesve në Amerikë, deklaroi se veprimet e presidentit amerikan Donald Trump janë bërë shkak për uljen e vlerës në bursat financiarë.

Nancy Pelosi ka thënë: Ajo çka ndodhi pas përhapjes së virusit Korona tregon mungesën e vetëbesimit në shtëpinë e bardhë. Pelosi ka bërë përgjegjës presidentin Donald Trump për përhapjen e virusit korona në Amerikë. Indekset e bursave në Amerikë janë ulur shumë pas përhapjes së virusit korona ndërkohë që çmimi i naftës është ulur shumë. Nga ana tjetër presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë telefonike me princin saudit të kurorës Muhamed bin Selman, në fokus tregjet globale të energjisë. Ndihmësi i Zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, në deklaratën me shkrim tha se Trump dhe Princi Bin Salman dje kanë zhvilluar një bisedë telefonike. "Trump dhe Princi i Kurorës, përveç tregjeve globale të energjisë trajtuan edhe çështjet tjera kritike rajonale dhe bilaterale", tha Deere.