Iraku akuzon Trumpin për përhapjen e koronavirusit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95425-iraku_akuzon_trumpin_për_përhapjen_e_koronavirusit
Kreu i lëvizjes Sadr, Muktada al-Sadr, ka akuzuar Presidentin e SHBA Donald Trump për shkaktimin e përhapjes së koronavirusit në të gjithë botën.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 11, 2020 15:14 Europe/Tirane
  • Iraku akuzon Trumpin për përhapjen e koronavirusit

Kreu i lëvizjes Sadr, Muktada al-Sadr, ka akuzuar Presidentin e SHBA Donald Trump për shkaktimin e përhapjes së koronavirusit në të gjithë botën.

Muktada al-Sadr iu drejtua presidentit amerikan në një mesazh në llogarinë e tij në twitter, duke shkruar: "Ju dhe të tjerët si ju keni qenë të akuzuar për përhapjen e sëmundjes, veçanërisht pasi që shumica e atyre që vuajnë prej saj janë anti-amerikanë. Ju e keni mbushur botën me okupime, luftë, varfëri dhe konflikte dhe sot pretendoni të shëroni koronavirusin? ... Sëmundja është përhapur vetëm për shkak të politikave tuaja të padrejta. " Udhëheqësi i madh politik i Irakut në fund theksoi: "Ne nuk do të pranojmë asnjë ilaç nga ju dhe nga kompanitë amerikane. Ju nuk jeni vetëm armiku i Zotit, por edhe i kombeve". Një mjek irakian gjithashtu tha të hënën se ambasada e SHBA ishte e përfshirë në përhapjen e koronavirusit në Irakun verior dhe rajonin e Kurdistanit të Irakut, raportoi IRNA. Mjeku Omar al-Hadid në një video të shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe në mediat irakiane tha se ambasada amerikane përdori një dërgesë me kapele dhe me pretekstin e shpërndarjes së saj për të rinjtë irakianë , kishte përhapur koronavirusin në vend. Ai shpjegon në video se punon në një spital në perëndim të Erbilit dhe së fundmi kishte pranuar një person me COVID-19. Sipas mjekut irakian, "gjatë trajtimit mjekësor, ekipi mjekësor zbuloi se pacienti në fjalë dhe pesë të tjerë kishin marrë një dhuratë në formë kapele nga konsullata amerikane në Erbil". Al-Hadid shtoi se ne kemi ekzaminuar disa prej kapeleve "dhe gjetëm gjurmë të koronavirusit që ishte integruar biologjikisht në kapelë". Në video, ai tregon një nga kapelet dhe vendin ku është vendosur virusi. Sipas tij, koronavirusi është vendosur në një lloj specifik të plastikës që aktivizohet nga një sasi e vogël lagështie, dhe personi që përdor kapelën, si rezultat i frymëmarrjes, do të preket nga virusi.