Trump pezullon fluturimet në Evropë për 30 ditë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95434-trump_pezullon_fluturimet_në_evropë_për_30_ditë
Presidenti amerikan ka deklaruar se për shkak të përhapjes së virusit korona, të gjitha fluturimet në drejtim të Evropës pezullohen për 30 ditë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 12, 2020 05:57 Europe/Tirane
  • Trump pezullon fluturimet në Evropë për 30 ditë

Presidenti amerikan ka deklaruar se për shkak të përhapjes së virusit korona, të gjitha fluturimet në drejtim të Evropës pezullohen për 30 ditë.

Urdhri I presidentit do të vihet  në zbatim që nga e premtja, por sic vuri në dukje presidentit amerikan, kufizimet e fluturimeve nuk përfshijnë Anglinë. Trump ka përjashtuar ndalimin e fluturimeve nga Anglia në një kohë kur deri tani në këtë vend janë regjistruar 459 raste të prekjes nga virusi korona por që në krahasim me vendet e tjera evropiane është në nivel më të ulët. Nga ana tjetër numri i të prekurve nga virusi korona në Amerikë ka tejkaluar shifrën 1 mijë persona ndërsa bursat në këtë vend kanë pësuar uljen më të madhe që nga viti 2008.