Miratohet rezoluta për uljen e kompetencave të luftës të presidentit Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95435-miratohet_rezoluta_për_uljen_e_kompetencave_të_luftës_të_presidentit_trump
Dhoma e Përfaqësuesve dje ka miratuar një rezolutë që ul kompetencat e presidentit Trump për shpalljen e çdo veprimi ushtarak kundër Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 12, 2020 05:57 Europe/Tirane
  • Miratohet rezoluta për uljen e kompetencave të luftës të presidentit Trump

Dhoma e Përfaqësuesve dje ka miratuar një rezolutë që ul kompetencat e presidentit Trump për shpalljen e çdo veprimi ushtarak kundër Iranit.

Sipas rezolutës së miratuar nga dhoma e Përfaqësuesve, presidenti amerikan për çdo veprim ushtarak kundër Iranit më parë duhet të marrë lejen nga Kongresi. Dhoma e Përfaqësuesve të ShBA me këtë rezolutë ka marrë vendim për të zvogëluar fuqitë dhe kompetencat ushtarake të presidentit. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi njoftoi se organi ligjvënës sot do të miratojë një ligj që do të kufizojë autoritetin ushtarak të presidentit amerikan Donald Trump mbi Iranin. Dy anëtarë demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve, Ilhan Omar dhe Barbara Lee, kanë paraqitur që do të ndalonte ushtrinë të përballej ushtarakisht me Iranin. Duke folur për atentatin vrasës kundër Kasem Sulejmanit, komandant i forcës Kods të Gardës Revolucionare Islame, Ilham Omar, deklaroi se me këtë veprim Amerika shpalli luftë pa autorizimin e Kongresit amerikan, duke e quajtur këtë veprim që është në kundërshtim me Kushtetutën e SHBA. Tim Kim senator demokrat ka bërë gjithashtu një propozim të ngjashëm në Senat. Gjeneral lejtnant Kasem Sulejmani dhe komandant i Hashd Shaabi, Abu Mehdi Mahandes, së bashku me një numër shokësh të tjerë u martirizuan në një sulm terrorist nga forcat amerikane në aeroportin e Bagdadit.