Rëndohet bilanci i viktimave të epidemisë në Itali
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95447-rëndohet_bilanci_i_viktimave_të_epidemisë_në_itali
Ka arritur në 1016 numri i viktimave të prekur nga koronavirus në Itali ndërsa numri i të infektuarve që nga nisja e përhapjes së pandemisë e deri më sot është 15 113.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 12, 2020 16:47 Europe/Tirane
  • Rëndohet bilanci i viktimave të epidemisë në Itali

Ka arritur në 1016 numri i viktimave të prekur nga koronavirus në Itali ndërsa numri i të infektuarve që nga nisja e përhapjes së pandemisë e deri më sot është 15 113.

Numri i pacientëve në terapi intensive është 1153. 6650 po kurohen në struktura spitalore e 5036 në kushte shtëpie. Numri i personave të shëruar është 1258. Statistikat e sotme konfirmojnë përsëri rajonin e Lombardisë si më të prekurin nga pandemia me 8725 të infektuar e 744 viktima. Viktimat dhe rastet e prekura nga koronavirusi vijojnë të shtohen edhe në Spanjë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në vend, ka shkuar në 84 numri i viktimave. Vetëm në një ditë kanë humbur jetën 47 persona. Gjithashtu janë konfirmuar 2,968 raste me koronavirus. Ndërkohë Sllovakia mbylli kufijtë për shtetasit e huaj dhe aeroportet ndërkombëtare për të parandaluar udhëtimet brenda dhe jashtë vendi. Njoftimin e dha kryeministri Peter Pellegrini ditën e sotme. ''Do të futen kontrollet kufitare dhe do të mbyllen shkollat, sportet dhe qendrat e kohës së lirë. Qendrat tregtare gjithashtu do të hapen vetëm gjatë ditëve të javës'', tha Pellegrini. Deri më tani janë regjistruar 16 raste me koronavirus në Sllovaki.