Infektohen 100 mijë persona në Ohaio të Amerikës
Kreu i qendrës së shërbimit shëndetësor dhe mjekësor në Ohaio të Amerikës ka deklaruar se të paktën 100 mijë shtetas të Ohaios janë infektuar me virusin korona.
Amy Acton ka deklaruar se numri i të prekurve nga virusi korona në Ohaio ka kaluar shifrën e 100 mijë personave, apo 1% të të gjithë popullsisë së këtij shteti. Ndërkohë kreu i qendrës për përballjen dhe parandalimin e virusit korona në Amerika ditën e enjte ka deklaruar se sistemi mjekësor dhe shëndetësor i këtij nuk ka fuqinë e përballjes dhe kontrollit të virusit korona. Ditë më parë presidenti amerikan Donald Turmp për tu përballur me virusin e Korona ka marrë masa si ndalimi i qarkullimit ajror. Vendimi i Presidentit amerikan Donald Trump mbi ndalimin e fluturimeve në 26 vende evropiane nuk është pritur mirë nga liderët e BE-së të cilët e akuzojnë atë se ka marrë vendime pa u konsultuar më parë. Komisionerja evropiane Ursula von der Leyen është shprehur se koronavirusi është një pandemi botërore. Ajo kërkon një bashkëpunim botëror dhe jo vendime egoiste nga shtetet. Vendimi i marrë nga Trump do të hyjë në fuqi ditën e premte (13 mars). Edhe vetë qeveria në Uashington nuk e priti mirë këtë vendim.