Rusët të shqetësuar për shëndetin e Putinit
Shqetësimet për shëndetin e Vladimir Putin janë shtuar pas karantinimit të një parlamentari rus dhe të atyre që kanë qenë në kontakt me të.
Vladimir Putin të martën ishte në Parlament ku ftoi anëtarët e Dumës Ruse të deklarojnë pikëpamjet e tyre mbi dëshirën e tyre që ai të qëndrojë si president nga viti 2024 e tutje. Dy ditë pas pranisë së Putinit në Duma, u bë e qartë se Sergei Katasonov, anëtar i fraksionit të Partisë Liberal Demokratike, nuk kishte arritur të zbatonte ligjet e karantinës pasi ishte kthyer nga një vizitë në Francë. Ai dhe të gjithë personat që kanë pasur kontakte me të janë futur tashmë në karantinë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov tha: "Informacioni në lidhje me shëndetin e presidentit nuk është i disponueshëm për publikun, por ai po punon me kohë të plotë". Ndërkohë, autoritetet në Moskë po nxitojnë të kopjojnë stilin kinez duke ndërtuar me shpejtësi një spital të posaçëm 100 milionë euro për të përballur rritjen e pritur të rasteve të koronavirusit vrasës megjithëse shifra e tyre aktuale e të infektuarve është vetëm 34. Kryebashkiaku Sergey Sobyanin ka urdhëruar ngritjen e shpejtë të spitalit që do të jetë të paktën 250 metra larg ndërtesës më të afërt rezidenciale dhe rreth 60 km në jugperëndim të Kremlinit.