Wuhan ngadhënjen përball virusit Covid-19
Një video e re tregon mjekët në Wuhan, Kinë, duke hequr maskat mbrojtëse të fytyrës dhe duke buzëqeshur ndërsa shpërthimi i koronavirusit është ngadalësuar madje ka një rënie të ndjeshme të rasteve.
Videoja ishte postuar në Twitter nga The Telegraph dhe tregon një numër të personalit mjekësor që qëndrojnë në hapa, duke hequr maskat dhe duke buzëqeshur.
Kjo video vjen vetëm disa ditë pasi agjencia kineze e lajmeve, Xinhua, raportoi se dy spitalet e fundit të improvizuara nga 16 në Wuhan u mbyllën për shkak të rënies së rasteve.
"49 pacientët u larguan nga spitali i përkohshëm Wuchang në orën 15:30 pasdite të martën", shkroi agjencia e lajmeve.
Sipas një raporti të 12 Marsit nga Organizata Botërore e Shëndetit (WHO), provinca Hubei, ku ndodhet Wuhan, kishte vetëm 8 raste të reja në 24 orët e kaluara, krahasuar me një raport të 1 Marsit i cili tregoi 570 raste të konfirmuara në vetëm një ditë.
Sipas Xinhua, spitalet e përkohshme kanë ndihmuar të paktën 13,000 pacientë të shërohen nga koronavirusi. Në provincën Hubei, mbi 51,553 nga 67,786 raste të raportuara janë shëruar nga virusi, sipas të dhënave të siguruara nga Johns Hopkins. Në provincë, 3,062 njerëz kanë vdekur.
Aktualisht në Kinë kanë humbur jetën 3,189 persona dhe janë 80,824 të infektuar nga Covid-19.
Ndërkohë zyrtari kryesor mjekësor i Skocisë ka konfirmuar se personi i parë ka vdekur në vend nga Covid-19.
Gjendje alarmante në të gjithë botë, koronavirusi po shkakton vdekjen e shumë personave por bashkë me të edhe panik të madhe tek të tjerët, raporton “Sky News Breaking”.
Kemi dëgjuar që Italia është vendi me më shumë raste të të infektuarve pas Kinës. Raste të reja në shumë vende të botës po transmetohen çdo ditë.
Kësaj radhe edhe në Skoci një person ka vdekur nga Covid-19, dhe ky rast është konfirmuar nga zyrtari kryesorë mjekësorë i Skocisë.