Putin miraton planin për reformat në kushtetutë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95497-putin_miraton_planin_për_reformat_në_kushtetutë
Çështja e ndryshimeve kushtetuese dhe e ardhmja politike e Vladimir Putin si president i Rusisë, ka qenë në qendër të vëmendjes së zhvillimeve politike në këtë vend. vendimi për ndryshimet kushtetuese do të ketë ndikim të madh në të ardhmen e Rusisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 15, 2020 03:03 Europe/Tirane
  • Putin miraton planin për reformat në kushtetutë

Çështja e ndryshimeve kushtetuese dhe e ardhmja politike e Vladimir Putin si president i Rusisë, ka qenë në qendër të vëmendjes së zhvillimeve politike në këtë vend. vendimi për ndryshimet kushtetuese do të ketë ndikim të madh në të ardhmen e Rusisë.

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj mbi ndryshimet kushtetuese që mund ta mbajë atë në pushtet edhe për 16 vite të tjera, një hap që ende duhet të miratohet me një votim mbarëkombëtar. Putin nënshkroi masën të ditën e sotme, tha Kremlin, tre ditë pasi kaloi në parlamentin rus me vetëm një votë kundër. Ai duhet të miratohet nga Gjykata Kushtetuese e vendit dhe në një referendum të vendosur për 22 Prillin. Sipas ligjit aktual, Putini nuk do të ishte në gjendje të kandidojë përsëri për president në 2024 për shkak të kufijve të afateve, por masa e re do të rivendoste numërimin e mandatit të tij, duke e lejuar atë të kandidojë për dy mandate të tjera gjashtë vjeçare. Ai ka qenë në pushtet që nga viti 2000. Ndryshime të tjera kushtetuese forcojnë më tej presidencën dhe theksojnë përparësinë e ligjit rus mbi normat ndërkombëtare,  një dispozitë që pasqyron acarimin e Kremlinit me Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe organe të tjera ndërkombëtare që shpesh kanë nxjerrë aktgjykime kundër Rusisë. Ndryshimet gjithashtu ndalojnë martesën e të njëjtit seks dhe përmendin "një besim në Zot" si një nga vlerat tradicionale të Rusisë. Vendimi i parlamentit të Rusisë ka krijuar pyetjen se pas vitit 2024, Vladimir Putin do të vazhdojë të jetë njeriu më i fuqishëm në këtë vend, apo jo. Qeveria ruse javën e kaluar ka ndryshuar ligjin e zgjedhjeve në formë të atillë që i lejon presidentet Vladimir putin të kandidojë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Mandati i presidentit 67 vjeçar Vladimir Putin përfundon në vitin 2024 dhe sipas kushtetutës së deritanishme ai nuk kishte mundësi të rikandidonte, mirëpo me ndryshimet e reja për presidentin e Rusisë u krijua mundësia të kandidojë edhe për 2 raunde të tjera në postin e presidentit. Megjithatë presidenti i Rusisë ka deklaruar se në rast të një referendumi populli nuk voton për ndryshimet kushtetuese ai nuk do të firmosë ligjin e miratuar nga parlamenti. Sipas shumë statistikave shumica e popullit rus është përkrahës i presidentit Putin dhe kërkon që ai të qëndrojë në pushtet. Sipas rusëve, Rusia një vend me larmi të madhe fetare, popullsi ë madhe dhe etni të ndryshme ka nevojë për një president të fuqishëm. Vladimir Putin në cilësinë e presidentit ka luajtur rol të rëndësishme në zhvillimet e Rusisë përgjatë 2 dekadave të kaluara dhe duke pasur parasysh afrimin e vitit 2024 parashikohet që ai të mbetet president edhe për disa mandate të tjera.