Trump presion kompanisë gjermane: "Prodho vaksinën vetëm për Amerikën!"
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95514-trump_presion_kompanisë_gjermane_prodho_vaksinën_vetëm_për_amerikën!
Presidenti amerikan Donald Trump është duke u përpjekur të joshë një kompani gjermane, e cila po zhvillon një vaksinë kundër koronavirusit, në transferimin e hulumtimit të saj në SHBA për të zhvilluar një vaksinë të tillë ekskluzivisht për amerikanët, thuhet në një raport, një veprim që e ka nxitur Berlinin të bëjë kundër-oferta për firmën për ta bindur atë të qëndrojë në Gjermani.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 15, 2020 14:54 Europe/Tirane
  • Trump presion kompanisë gjermane:

Presidenti amerikan Donald Trump është duke u përpjekur të joshë një kompani gjermane, e cila po zhvillon një vaksinë kundër koronavirusit, në transferimin e hulumtimit të saj në SHBA për të zhvilluar një vaksinë të tillë ekskluzivisht për amerikanët, thuhet në një raport, një veprim që e ka nxitur Berlinin të bëjë kundër-oferta për firmën për ta bindur atë të qëndrojë në Gjermani.

Gazeta gjermane Welt am Sonntag, raportoi se presidenti amerikan po ofronte shuma të mëdha parash për CureVac, një kompani biofarmaceutike me bazë Tubingen, për të siguruar të drejta ekskluzive për punën e saj në zhvillimin e një vaksine anti-COVID-19. Trump nuk po kursen asnjë përpjekje për të marrë një vaksinë për SHBA, "por vetëm për SHBA", shton gazeta, duke cituar një burim anonim të qeverisë gjermane. CureVac, aktualisht nën presion të lartë nga Uashingtoni, po punon me Institutin Paul Ehrlich në pronësi të Qeverisë Federale Gjermane për prodhimin e një vaksine kundër koronavirusit. Raporti shtoi se Berlini është përpjekur ta bindë kompaninë, duke i ofruar stimuj financiarë, të qëndrojë në Gjermani dhe t'i rezistojë tundimit të Trump. Veprimi i Shtëpisë së Bardhë ka bërë që politikanët gjermanë të këmbëngulin se asnjë vend nuk duhet të ketë monopol mbi ndonjë vaksinë të ardhshme. Reuters citoi një zëdhënëse të Ministrisë gjermane të Shëndetësisë të thoshte: "Ne e konfirmojmë raportin në Welt am Sonntag." Karl Lauterbach, një profesor i ekonomisë shëndetësore dhe epidemiologjisë dhe një ligjvënës i vjetër i Social Demokratëve, në një reagim ndaj raportit të Welt am Sonntag, theksoi: "Shitja ekskluzive e një vaksine eventuale në SHBA duhet të parandalohet me të gjitha mënyrat. Kapitalizmi ka kufij. "