Epidemia nuk ka të ndalur, rritet frikshëm numri i viktimave
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95519-epidemia_nuk_ka_të_ndalur_rritet_frikshëm_numri_i_viktimave
Sipas të dhënave më të fundit mbi sëmundjen coronavirus, më shumë se 6,000 njerëz kanë vdekur nga virusi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 15, 2020 16:54 Europe/Tirane
  • Epidemia nuk ka të ndalur, rritet frikshëm numri i viktimave

Sipas të dhënave më të fundit mbi sëmundjen coronavirus, më shumë se 6,000 njerëz kanë vdekur nga virusi.

Në total, më shumë se 162.501 njerëz janë infektuar nga virusi që nga përhapja e tij. Në 24 orët e fundit, ka pasur 5929 raste të reja. Një total prej 6068 njerëzve vdiqën nga virusi, 245 prej të cilëve vdiqën në 24 orët e fundit. Deri më tani, 75.968 njerëz janë shëruar nga virusi. Aktualisht, 80.465 njerëz vuajnë nga ai. Dhe janë 5,662 persona në gjendje kritike. Brenda 24 orëve Italia ka shënuar 368 viktima më shumë me koronavirus e ka arritur mbi 24 mijë persona të infektuar nga pandemia. Të dhënat zyrtare të informuara sot nga Zyra e Mbrojtjes Civile shënojnë 1809 viktima me koronavirus në Itali e 24 747 të infektuar. Pas Italisë në Europë vjen Spanja ku edhe ka filluar që të rritet me hapa të frikshëm numri i të vdekurve. Në dy ditët e fundit kanë ndërruar jetë mbi 200 persona, ku vetëm në ditën e fundit janë 113 viktima. Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, Gjermania njoftoi se do të mbyllë kufijtë e saj me Francën, Zvicrën dhe Austrinë. Masa futet në fuqi në orën 8 mëngjesit të së hënës (në 16 mars). Siç raporton Bild, lëvizja e mallrave do të vijojë. Aktualisht, Gjermania ka regjistruar 5563 raste me Covid-19 deri më tani. Edhe pse me 5563 raste aktive, Gjermania është më pak e prekura ku ka vetëm 11 viktima, 2 në 24 orët e fundit. Disa nga Landet në Gjermani kanë mbyllur shkollat dhe ka forcuar masat për luftën kundër koronavirusit. Ndërkohë Kancelarja Angela Merkel ka deklaruar më herët se në të gjithë vendin mund të infektohen deri në 70% e popullsisë.