Amerika drejt një katastrofe të madhe
Sipas ekspertëve dobësia e Trump dhe mungesa e një strategjie për tu përballur me virusin Korona, mund të shkaktojë një katastrofë të madhe në Amerikë. Ekspertët e fushës së shëndetësisë paralajmërojnë se në mungesë të një reagimi konkret apo si pasojë e ndërhyrjes së vonuar nga ana e qeverisë Trump, amerikan mund të futet në një rrugë të një krize tepër të madhe më pasoja të paparashikueshme.
Numri i të prekurve në SHBA të dielën u rrit në 3100 ndërsa ai i vdekjeve si pasojë e koronavirusit në 62. Eksperti kryesor amerikan për sëmundjet infektive Anthony Fauci tha se situata në vend, mund të vazhdojë të përkeqësohet, përpara se të shihet ndonjë përmirësim. Zoti Fauci, i cili drejton Institutit Kombëtar të Alergjive e Sëmundjeve Infektive tha për rrjetin televiziv “ABC Neës” se qeveria amerikane po bën gjithçka që duhet për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të virusit vdekjeprurës duke përjashtuar mundësinë për ndonjë skenar më të rëndë. Eksperti amerikan tha gjithashtu se bllokimi i udhëtimeve nga Kina kishte ndihmuar në drejtim të përmirësimit të situatës, ashtu sikurse kufizimet e reja për fluturimet nga Evropa, por ai shtoi se autoritetet nuk kanë zhvilluar asnjë diskutim serioz në lidhje me kufizimin e udhëtimeve brenda vendit. Zoti Fauci tha se ai nuk mendon se një gjë e tillë mund të ndodhë në një të ardhme të afërt, por tha se autoritetet janë të hapura për të marrë çdo vendim që duhet për të përmirësuar situatën. Ndërkohë sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin tha të dielën se fatura stimuluese si përgjigja ndaj krizës që ka krijuar koronavirusi, ka të ngjarë të jetë “domethënëse, por jo shumë e madhe”. Zoti Mnuchin tha për rrjetin televiziv “Fox Neës” se një ide të qartë mbi koston financiare do të krijohej këtë javë. Ai tha se marrja e masave lehtësuese për ekonominë ishte e nevojshme dhe se qeveria është e përqendruar të ndihmojë ato biznese që kanë nevojë për likuiditet. Virusi duket se ka zhvendosur shtrirjen e saj dhe është drejtuar drejt Euorpës, e cila po njeh një numër të frikshëm të infektuarish dhe viktimash, me Italinë të cilësuar si vatra më e madhe në këtë kontinent. Një ekspert mjekësor kinez tha se COVID-19, mund të gjej terren edhe për muajt e ardhshëm. Duke folur në një konferencë shtypi nga qyteti i Guangzhou, Kinë, Zhong Nanshan, ish-presidenti i Shoqatës Mjekësore Kineze, që zbuloi dhe shpërthimin e SARS, në vitin 2003, tha se virusi mund të qarkullojë deri në verën e këtij viti. “Zhvillimi i pandemisë globale parashikohet të vazhdojë të paktën deri në qershor” tha ai. Ekspertë të tjerë e kanë mbështetur këtë teori të doktorit, duke u shprehur se koronavirus do të “shfaroset” brenda muajve të ardhshëm. Për këtë ato i referohen dhe të kaluarës, në kohën e SARS (I cilësuar nga ekspertët si I përafërt me koronavirusin e ri) kur ky virus arriti të infektojë më shumë se 8,000 mijë persona në të gjithë globin, por e humbi efektin mbi njerëzit kur temperaturat pësuan rritje. Sakaq, kujtojmë që si pasojë e virusit famëkeq në të gjithë botën deri më tani janë shpallur të infektuar 167,805 persona ndërsa 6,485 kanë humbur jetën.