Putini president deri në 2036?
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95533-putini_president_deri_në_2036
Gjykata kushtetuese e Rusisë sapo ka aprovuar amendamentet e propozuara nga presidenti Vladimir Putin për ligjin bazë të vendit, i cili mes të tjerash i jep atij opsionin për të qeverisur dhe për dy mandate të tjera.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 16, 2020 15:18 Europe/Tirane
  • Putini president deri në 2036?

Gjykata kushtetuese e Rusisë sapo ka aprovuar amendamentet e propozuara nga presidenti Vladimir Putin për ligjin bazë të vendit, i cili mes të tjerash i jep atij opsionin për të qeverisur dhe për dy mandate të tjera.

Gjykata publikoi vendimin në faqen e saj të internetit dhe menjëherë e dërgoi vendimin te Putin, i cili tashmë pritet të qeverisë deri në 2036. Reformat kushtetuese, të paraqitura nga Putini, lejojnë presidentin rus që potencialisht të kërkojë rizgjedhje në 2024 për dy mandate shtesë gjashtë vjeçare. Ai gjithashtu zgjeron kompetencat e parlamentit dhe ndalon zyrtarët e vjetër që të kenë leje qëndrimi në vende të tjera, midis kushteve të tjera. Të dy dhomat e parlamentit rus si dhe parlamentet rajonalë kanë miratuar tashmë legjislacionin. Një referendum popullor është planifikuar gjithashtu për 22 prill. Putini ende nuk ka njoftuar nëse do të kandidojë përsëri në vitin 2024, por ai ka thënë se nuk e favorizon praktikën e epokës sovjetike që vendi të ketë udhëheqës të përjetshëm.