Dështon marrëveshja Putin-Erdogan?
Terroristët në Siri kanë refuzuar marrëveshjet midis Rusisë dhe Turqisë.
Përkundër faktit se Ankaraja deklaroi se do të garantonte stabilizimin e situatës në Siri, u bë e ditur se Ministria e Jashtme ruse zyrtarisht mohoi çdo zgjidhje paqësore të krizës në Republikën Arabe Siriane, derisa terroristët do të vazhdojnë të bëjnë luftë. "Në zonën e de-përshkallëzimit në Idlib, janë përqendruar grupe të mëdha të armatosura ekstremiste, duke përfshirë grupet terroriste Hajat Tahrir al-Sham dhe Khurras ad-Din, të cilat vazhdojnë të përdorin bazat ideologjike dhe metodat terroriste të Al-Kaidës. Organizatat e lartpërmendura, nuk pranuan të njohin marrëveshjet e fundit ruso-turke për futjen e një regjimi të armëpushimit në këtë zonë”, deklaroi shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse. Nisur nga situata aktuale, Rusia ose do të vazhdojë të ushtrojë presion të duhur mbi Ankaranë, ose do të sigurojë vazhdimin e operacionit ushtarak të Ushtrisë Siriane, pasi marrëveshja aktuale e lidhur midis Vladimir Putin dhe Rexhep Erdogan mund të konsiderohet e prishur për shkak të grupeve të sponsorizuara nga Turqia. Kujtojmë se terroristët ndalën patrullën ushtarake ruse në autostradën M4 një ditë më parë, duke bllokuar transportin, vetëm 18 kilometra larg pikës fillestare të patrullës ushtarake ruse.