Korona mbyll resortin e Trump
Pasi testet e shumë nga vizitorëve të resortit të presidentit amerikan kanë rezultuar pozitive me virusin korona, resorti Mar-a-Lago është mbyllur.
Sipas autoritetet përgjegjëse, resorti do të qëndrojë i mbyllur për aq kohë sa ai të disifektohet plotësisht. Ndërkohë presidenti i ShBA-së Donald Trump deklaroi se pandemia e COVID-19 që ka pllakosur të gjithë globin mund të zgjasë deri në fund të verës. Ai gjithashtu njoftoi se në 15 ditët e ardhshme shtetasit amerikanë nuk do të lejohen të mblidhen në grupe me më shumë se 10 veta si dhe kërkoi që të evitohen sa më shumë restorantet. Nga Shtëpia e Bardhë kreu i ShBA-së shprehe se vendi po lufton me një armik të padukshëm i cili është shumë ngjitës. I pyetur se për sa kohë do të vijojë kjo gjendje alarmante, ai u beson se do të zgjasë deri në muajt korrik ose gusht, por këtë deklaratë nuk e ka shpjeguar me fakte. Deri më tani në ShBA janë konfirmuar mbi 4100 të infektuar dhe 71 viktima. Trump ka shpallur gjendjen e emergjencës në të gjithë vendin, si dhe është treguar i gatshëm t’i paguajë 1 mld dollarë një kompanie për krijimin e vaksinës.