Virusi Korona përfshinë të gjitha shtetet e Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95573-virusi_korona_përfshinë_të_gjitha_shtetet_e_amerikës
Koronavirus ka prekur tashmë 50 vende të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi së fundmi Virxhinia Perëndimora konfirmoi rastin e parë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 18, 2020 09:35 Europe/Tirane
  • Virusi Korona përfshinë të gjitha shtetet e Amerikës

Koronavirus ka prekur tashmë 50 vende të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi së fundmi Virxhinia Perëndimora konfirmoi rastin e parë.

Duke dhënë njoftimin për rastin e parë të infektuar me Covid-19 në këtë shtet, Guvernatori i Virxhinisë Perëndimore Jim Justice tha: “Ne e dinim që ai po vinte”.

Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur edhe numri i viktimave, i cili ka shkuar në 108 persona dhe me më shumë se 6300 raste të infektuar.

Në nivel global, ka rreth 200,000 raste dhe gati 8,000 njerëz kanë vdekur.

Dhjetëra kompani dhe laboratore publike në mbarë botën janë duke punuar në zhvillimin e vaksinës që do të parandalonte përhapjen e coronavirusit, që ka simptoma të ngjashme me ato të një gripi.

Vetëm gjatë 48 orëve të fundit, tri kompanitë e mëdha BioNtech, CureVas dhe Moderna, kanë fituar vëmendjen e opinionit publik për shkak të punës së tyre të palodhshme për ta provuar vaksinën që do t’i jepte fund coronavirusit që ka ngritur në këmbë botënQë të tri këto kompani janë të specializuara për terapitë RNA (mRNA). Këto molekula mRNA përdoren për të nxitur trupin të prodhojë imunitetin si kundërpërgjigje në luftën kundër sëmundjeve të ndryshme. Kjo lloj vaksine potencialisht mund të zhvillohet dhe prodhohet më shpejtë sesa vaksinat tradicionale.