Rritet numri i viktimave, Italia i afrohet Kinës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95581-rritet_numri_i_viktimave_italia_i_afrohet_kinës
Italia dhe sot ka shënuar një rritje si në numrin e personave të infektuar me koronavirus ashtu dhe në numrin e viktimave.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 18, 2020 15:07 Europe/Tirane
  • Rritet numri i viktimave, Italia i afrohet Kinës

Italia dhe sot ka shënuar një rritje si në numrin e personave të infektuar me koronavirus ashtu dhe në numrin e viktimave.

Të dhënat zyrtare shënojnë 35 713 të infektuar dhe numri i viktimave është 2978. Numri i personave të shëruar është 4025. Brenda 24 orëve janë regjsitruar 475 viktima.14 363 po kurohen në strukturat spitalore, 2257 në terapi intesive dhe 12 090 në kushte shtëpie. Sot, Turqia ka vendosur të mbyllë kufijtë me Greqinë dhe Bullgarinë nga mesnata për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Ndërkohë, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka njoftuar një paketë masash me vlerë rreth 15 miliardë dollarë për të zbutur efektet ekonomike të virusit në vend. Turqia ka shënuar viktimën e parë me koronavirus, ndërsa numri i të infektuarve është  98. Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur edhe numri i viktimave, i cili ka shkuar në 108 persona dhe me më shumë se 6300 raste të infektuar.