Sanders: Sanksionet Amerikane kundër Iranit duhen hequr
Senatori i shtetit Vermont Bernie Sanders që është kandidat i mundshëm për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Amerikë, ditën e mërkurë ka kërkuar heqjen e sanksioneve të Uashingtonit kundër Iranit për shkak të përhapjes së virusit korona.
Sanders në një mesazh të tij ka thënë: Qeveria amerikane duhet të heq çdo lloj sanksioni që mund të dëmtojë kapacitetin e Iranit për tu përballur me virusin korona. Bernie Sanders tha se sanksionet amerikane nuk duhet të bëhen shkak për një katastrofë njerëzore në iran. Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e enjte në një letër drejtuar Antonio Gutterres sekretarit të përgjithshëm të OKB, krerëve të organizatave ndëkrombëtare dhe ministrave të jashtëm të disa vendeve të huaja, ka theksuar domosdosjmërinë e heqjes së sanksioneve të njëanshme të Amerikës kundër Iranit për tu përballur me virusin korona. Zarif tha se sanksionet e Uashingtonit "kanë shterur burimet ekonomike të vendit" dhe po dëmtojnë aftësinë e tij për të luftuar koronavirusin. "Sanksionet po vrasin njerëz të pafajshëm. Është imorale t'i respektosh ato: Ky veprim nuk ka shpëtuar kurrë askënd nga zemërimi i ardhshëm i SHBA, "shtoi Zarif. Diplomati i lartë iranian u bëri thirrje atyre që ndjekin politikat sanksionuese të SHBA-së të bashkohen me fushatën globale në rritje për të mosrespektuar sanksionet e Uashingtonit ndaj kombit iranian. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka urdhëruar SHBA-të që të heqin sanksionet e paligjshme për furnizimet humanitare për Iranin.