Masat kundër Covid-19 në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95591-masat_kundër_covid_19_në_amerikë
Me 90 vota pro dhe 8 kunder, Senati i ShBA-së miratoi një projektligj që parashikon testimin dhe shërbimet falas në të gjithë vendin diten e sotme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 19, 2020 03:11 Europe/Tirane
  • Masat kundër Covid-19 në Amerikë

Me 90 vota pro dhe 8 kunder, Senati i ShBA-së miratoi një projektligj që parashikon testimin dhe shërbimet falas në të gjithë vendin diten e sotme.

Pasi të miratohet në Senat ajo do të kalojë tek Presidenti Donald Trump për dekretim.Ai shprehet se e mbështet këtë projektligj dhe pret një miratim të plotë në Senat.Gjithmonë ka pasur përballje mes demokratëve dhe republikanëve por tashmë duket se ata janë bashkuar në të njëjtin mendim që të ndihmojnë popullin Amerikan që të kalojë këtë krizë.Edhe një javë më parë u miratua paraprakisht ky projektligj por vetëm ditën e sotme pritet vendimi përfundimtar. Në ShBA janë konfirmuar 7038 persona të infektuar me koronaviusin e ri.Sipas asaj që raporton qendra e Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve në ShBA, 97 persona kanë humbur jetën në të gjithë vendin.50 shtete Amerikane janë goditur nga pandemia e COVID -19.Ndërkohë që ShBA ka regjistruar dhe 46 të infektuar që ishin në bordin e anijes Diamond Princess dhe 3 persona të riatdhesuar nga Kina, por ato nuk janë futur në numrn total të të infektuarve.Ditën e sotme në ShBA do të votojë një projektligj që parashikon testimin falas të pacientëve me koronavirus.Pasi ajo të votohet pritet që të miratohet dhe të firmoset nga Presidenti Donald Trump.