Një person vdes çdo 16 minuta në Madrid
Një person vdes çdo 16 minuta në spitalet e Madridit, qyteti më i prekur nga koronavirusi në Spanjë, me mbi 3000 të shtruar në spital.
Të dhënat raportohen në faqen e internetit të gazetës El Pais e cila shpjegon se si të dhënat zyrtare nuk përfshijnë njerëzit që vdiqën në strukturat e tjera sociale dhe shëndetësore. Sipas ekspertëve, është e pamundur të përcaktohet sasia e vërtetë e infeksionit. Në kryeqytetin spanjoll, numri i të infektuarve do të ishte dhjetëra mijëra. Ministri Spanjoll i Shëndetësisë, Salvador Illa, ka njoftuar se qeveria do të vërë në dispozicion të rajoneve 210 milion euro për luftën kundër pandemisë. Për më tepër, autoritetet kanë prezantuar mbi 50 mijë profesionistë, përfshirë mjekë dhe infermierë, në sistemin e urgjencës për të përballuar urgjencën. Raporti i fundit i dhënë nga autoritetet flet për 803 viktima dhe 17,395 të infektuar , nga të cilët mbi 900 në kujdes intensiv, dhe 1,107 të shëruar. Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar kanë vdekur gjithsej 137 persona ndërsa nga koronavirusi janë prekur mbi 2700 njerëz.