Trump anulon takimin e grupit G7
Donald Trump president i Amerikës i cili do të merrte pjesë në takimin e Kamp Dejvid të grupit G7, ka anuluar këtë takim.
Sipas vendimit takimi i grupit G7 pritet të organizohet në formë video-konference. Shtëpia e Bardhë me anë të një deklarate njoftoi se për shkak të virusit Korona, takimi i grupit G7 do të mbahet në formë video-konference. Në takimin e grupit G7 marrin pjesë krerët e Amerikës, Italisë, Japonisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë. Vendimi i Shtëpisë së Bardhë për organizimin e takimit në formë video-konference është marrë pa u konsultuar me partnerët evropianë gjë e cila ka ngjallur reagimin e palës evropiane. Trump i cili disa javë më parë lajme mbi përhapjen e virusit korona në Amerikë e kishte quajtur trillim të demokratëve, aktualisht është shprehur se gjendja në Amerikë për shkak të përhapjes së virusit është e keqe. Sipas statistikave deri tani në Amerikë janë infektuar mbi 13 mijë persona me virusin korona ndërkohë që 189 kanë humbur jetën.