Rritet numri i viktimave në Itali
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95618-rritet_numri_i_viktimave_në_itali
Italia vazhdon të jetë e gjunjëzuar nga pandemia COVID-19 që prej disa javësh ka përfshirë vendin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 20, 2020 05:47 Europe/Tirane
  • Rritet numri i viktimave në Itali

Italia vazhdon të jetë e gjunjëzuar nga pandemia COVID-19 që prej disa javësh ka përfshirë vendin.

Sot janë regjistruar 41 035 persona të infektuar e 3405 viktima. Brenda 24 orëve të fundit janë verifikuar 427 viktima. Po ashtu, janë regjistruar 5322 pacientë më shumë të infektuar me Covid-19.Numri i personave në terapi intensive sot ka arritur në 2498, po kurohen në struktura spitalore 15757 e në kushte shtëpie 14 935.Numri i personave të shëruar është 4440 e 415 pacientë më shumë të shëruar në krahasim me një ditë më parë.Rajoni i Lombardisë shënon sot 19 884 persona të infektuar e 2168 viktima.Rajoni i Bazilikatës vazhdon të mbetet me numrin më të ulët të personave të infektuar vetëm me 37 pacientë e asnjë viktimë.Rajoni i Lacios ka shënuar 38 viktima e 823 pacientë të infektuar me koronavirusDeri më sot në Itali janë kryer 182 777 tamponë.Ministria e Jashtme italiane informon se me 21 mars mbërrijnë në Romë 53 mjekë dhe infermierë kubanë mjaft të specializuar dhe me eksperiencë në pandeminë e ebolas. Ndërkohë Ministri i Shendetësisë, Roberto Speranza, ka propozuar recetën mjekesore përmes SMS, në telefon ose në email për të evituar lëvizjet e personave që kanë nevojë të lëvizin për të mjeku i familjes.