Tragjike, 793 viktima në 24 orët e fundit në Itali
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95650-tragjike_793_viktima_në_24_orët_e_fundit_në_itali
Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 21, 2020 14:10 Europe/Tirane
  • Tragjike, 793 viktima në 24 orët e fundit në Itali

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus.

Numri i viktimave ka shkuar në 4825, që do të thotë janë 793 viktima në 24 orët e fundit. Rastet janë shtuar me 4821 duke e çuar në 42681 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 6072 dhe 2857 janë në gjendje kritike. Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 12773. Nga viktimat e ditës së sotme vlen të theksohet se vetëm në zonën e Lombardisë e cila është edhe epiqendra e koronavirsut janë shënuar 546 viktima në 24 orët e fundit.