Pandemia sulmon gjithë Evropën
Evropa është ende nën sulm nga coronavirusi, dhe sipas informacioneve të fundit, situata në Zvicër, është përkeqësuar ndjeshëm, e cila ka 6100 raste të infeksionit, rreth 25 për qind më shumë se një ditë më parë, dhe ka 56 vdekje.
Numri i personave të infektuar në Holandë është rritur me 637 raste dhe aktualisht ka 3,631 pacientë, thanë autoritetet shëndetësore. Ata gjithashtu deklarojnë se ka 30 vdekje të reja dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve nga coronavirusi është rritur në 136. Aktualisht, 12.612 njerëz janë infektuar me coronavirus në Francë, dhe 450 kanë vdekur. Ministria e Shëndetësisë në Spanjë, ka bërë të ditur se numri se coronavirusi ua ka marrë jetën 324 personave në 24 orët e fundit, duke e ngritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga 1,002 në 1,326. Sëmundja është përhapur shumë brenda një kohe të shkurtër, duke u ngritur nga pesë mijë në 24,926 persona. Turqia konfirmoi pesë vdekje të tjera nga coronavirusi, duke e çuar gjithsej në nëntë vdekje dhe 311 raste të reja të konfirmuara. Nga më shumë se 266,000 raste të konfirmuara në botë, numri i vdekjeve tani tejkalon 11,000, dhe mbi 87,000 janë shëruar.