Trump injoroi raportet nga agjensitë e inteligjencës amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95653-trump_injoroi_raportet_nga_agjensitë_e_inteligjencës_amerikane
Presidenti Donald Trump injoroi raportet nga agjensitë e inteligjencës amerikane që në janar, ku e paralajmëruan për shkallën dhe intensitetin e shpërthimit të koronavirusit në Kinë, raportoi të premten Washington Post.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 21, 2020 15:53 Europe/Tirane
  • Trump injoroi raportet nga agjensitë e inteligjencës amerikane

Presidenti Donald Trump injoroi raportet nga agjensitë e inteligjencës amerikane që në janar, ku e paralajmëruan për shkallën dhe intensitetin e shpërthimit të koronavirusit në Kinë, raportoi të premten Washington Post.

Duke përmendur zyrtarët amerikanë të njohur me raportet dhe paralajmërimet e agjencive, Washington Post raportoi se agjencitë e inteligjencës kanë përshkruan natyrën dhe përhapjen globale të virusit dhe nevojën e mundshme për masa qeveritare për ta parandaluar atë - ndërsa Trump vendosi t’i largojë ata duke mos i marrë seriozisht deklaratat e tyre. Një burim i njohur i tha CNN se komitetet e zbulimit të kongresit u informuan për kërcënimin e koronavirusit në janar dhe shkurt. Raportet gjurmuan përhapjen e virusit në Kinë dhe në vendet e tjera, dhe paralajmëruan se zyrtarët kinezë po minimizonin ndikimin. Agjensitë e inteligjencës u shprehën se nëse Shtëpia e Bardhë nuk e merr seriozisht virusin që mund të jetë një shqetësim për gjithë botën për shumë muaj, dhe Trump mund të rrezikojë të humbasë rizgjedhjen e tij. Zyrtarët i thanë gazetës Washington Post se Trump nuk e merrte seriozisht virusin sepse nuk mendonte se ai mund të ishte përhapur gjerësisht në Shtetet e Bashkuara. Edhe kur rastet arritën në SHBA, Trump kundërshtoi ta karakterizonte virusin si një kërcënim serioz, raportoi gazeta. Madje Trump u ankua se zyrtarja e Qendrave të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve Nancy Messonnier po frikësonte investitorët.