Italia në situatë të rëndë
Kryeministri italian Giuseppe Conte me anë të një video-mesazhi ka informuar se ka urdhëruar masa të reja më të rrepta për të ndalur përhapjen e frikshme që po merr pandemia COVID-19 në Itali.
Në vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 793 viktima duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 4085 e në 53 578 të infektuar.Kryeminsitri Conte ka informuar se qeveria ka vendosur të mbyllë çdo aktivitet prodhues, çdo fabrikë e uzinë, kantier me përjashtim të atyre që janë të domosdoshme për shtetin e për garancinë jetike të qytetarëve."Kjo është kriza më e vështirë që po jeton vendi që pas Luftës së Dytë Botërore. Në këto ditë të vështira jemi përballur me lajme e imazhe që na plagosin e që do lejnë shenjë në kujtesën tonë dhe kur e gjitha kjo, dhe e urojmë të ndodh sa më shpejt, të marr fund. Vdekja e shumë qytetarëve tanë është një dhimbje që rinovohet çdo ditë. Këto vdekje nuk janë thjesht numra, por po qajmë histori familjesh që humbin të dashurit e tyre, Duhet të vazhdojmë të respektojmë rregullat me durim, me përgjegjësi e besim. Janë masa të rrepta e kam të qartë por nuk kemi alternativë tjetër. Në këtë moment duhet të rezistojmë, pasi vetëm kështu mund të mbrojmë veten e personat që i duam. Sakrifica jonë e qëndrimit në shtëpi është minimale e pakrahasueshme me sakrificën e qytetarëve të tjerë që punojnë në spitale. o në vende kyçe për vendin e që rrezikojnë shumë si mjekët e infermierët, forcat ushtarake, forcat e rendit, farmacistët, njerëzit e mbrojtjes civile, shitëset në supermerkata. punonjësit e shërbimit publikë e ato të informacionit, burra e gra që jo vetëm punojnë por që çdo ditë kryejnë një akt përgjegjësie të madhe ndaj një kombi të tërë, një akt dashurie ndaj Italisë. "Kreu i ekzekutivit italian informoj se pas konsultimeve të kryera me grupet sindikaliste , me përfaqësues të kategorive të ndryshme profesioniste qeveria vendosi të marr një hap të ri, të mbylli në të gjithë territorin kombëtar çdo aktivitet prodhues që nuk është e domosdoshme, thelbësore dhe e nevojshëm për garantimin e të mirave e shërbimeve esenciale.Kryeministri italian informoj se pas konsulencës me grupet e kategorive profesioniste e ato sindikaliste, ka hartuar një listë të detajuar të shoqërive prodhuese me aktivitet të nevojshmërisë publike e më të domosdoshmet për funksionimin e shtetit në këtë fazë të emergjencës.Kryeministri italian ka garantuar se do të vazhdojnë të qëndrojnë hapur të gjitha supermerkatat, e nuk ka masa shtrënguese në oraret e tyre të mbylljes. Conte ftoj qytetarët të mos krijojnë radha të kota pasi supermerkatat nuk do të reduktohen në oraret e punës e as nuk do të mbyllen si dhe të gjitha dyqanet ushqimore."Nuk ka arsyer të krijoni radhë apo të bëni blerje sa më shumë", këshilloi Conte.