Amerikë, shkonë 471 numri i viktimave nga virusi Korona
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95682-amerikë_shkonë_471_numri_i_viktimave_nga_virusi_korona
Më të prekura janë shtetet Nju Jork dhe Uashington, ku u raportuan rastet e para në SHBA në fund të muajit janar, me 99 dhe 96 raste të vdekjes secila.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 23, 2020 09:03 Europe/Tirane
  • Amerikë, shkonë 471 numri i viktimave nga virusi Korona

Më të prekura janë shtetet Nju Jork dhe Uashington, ku u raportuan rastet e para në SHBA në fund të muajit janar, me 99 dhe 96 raste të vdekjes secila.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti John Hopkins, numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në SHBA është rritur në 471, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara arriti në 35.224, transmeton Anadolu Agency.

Më të prekura janë shtetet Nju Jork dhe Uashington, ku u raportuan rastet e para në SHBA në fund të muajit janar, me 99 dhe 96 raste të vdekjes secila.

Raste të koronavirusit janë raportuar në 50 shtetet e SHBA-së, si dhe në District Columbia, Portoriko dhe Guam.

Shifrat e Universitetit Johns Hopkins tejkalojnë numrin zyrtar të përpiluar nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), të cilat azhurnohen çdo ditë, por vetëm për rastet e raportuara deri në ora 16:00 të ditës paraprake.

Presidenti amerikan Donald Trump dje njoftoi se ka aktivizuar Gardën Kombëtare për të ndihmuar shtetet Nju Jork, Kalifornia dhe Uashington si kundërpërgjigje ndaj pandemisë së koronavirusit të ri.

Presidenti amerikan tha se qeveria federale do të financojë 100 për qind të kostos së vendosjes së njësive të Gardës Kombëtare për të kryer misione të aprovuara për të ndaluar virusin.