Trump aktivizon gardën kombëtare
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95685-trump_aktivizon_gardën_kombëtare
Presidenti I Amerikës dje në darkë njoftoi aktivizimin e gardës kombëtare për tu përballur me virusin Korona në shtetet Nju Jork, Uashington dhe Kaliforni.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 23, 2020 11:28 Europe/Tirane
  • Trump aktivizon gardën kombëtare

Presidenti I Amerikës dje në darkë njoftoi aktivizimin e gardës kombëtare për tu përballur me virusin Korona në shtetet Nju Jork, Uashington dhe Kaliforni.

Donald Trump, gjithashtu ka njoftuar për gjendjen e jashtëzakonshme në Nju Jork dhe pretendoi se brenda 24 orëve në këtë shtet do të dërgohen ndihmat e nevojshme mjekësore. Situata në disa shtete të Amerikës sidomos në Nju Jork, Uashington dhe Kaliforni, për shkak të përhapjes së virusit korona është tepër e rëndë. Aktualisht të 50 shtet në Amerikë janë të infektuar me virusin korona. Sipas statistikave më të fundit të dhëna nga shteti amerikan deri tani 34,717 persona janë të infektuar me virusin korona nga të cilët 452 kanë humbur jetën. Disa javë më parë presidenti amerikan Donald Trump, përhapjen e virusit korona në Amerikë e ka quajtur një trillim të demokratëve mirëpo ditën e enjte ai deklaroi se situata nga përhapja e virusit Korona është e rëndë. Sipas sindikatave të spitaleve në Amerikë, thuhet se 96 milion amerikane mund të infektohen me virusin korona prej të cilëve 480 mijë pritet të humbin jetën.