Në Itali statistikat vazhdojnë të jenë tronditëse.
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95690-në_itali_statistikat_vazhdojnë_të_jenë_tronditëse.
Numri i viktimave me koronavirus brenda 24 orëve është 651 e numri total i tyre ka arritur në 5476.Rritja progresive vazhdon dhe në rastet e personave të infektuar. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 5560 raste më shumë se numri i përgjithshëm i personave pozitiv me COVID-\19 është 59138.Pacientët e shëruar janë sot 7024 e në 24 orë janë verifikuar 952 persona më shumë,
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 23, 2020 11:28 Europe/Tirane
  • Në Itali statistikat vazhdojnë të jenë tronditëse.

Numri i viktimave me koronavirus brenda 24 orëve është 651 e numri total i tyre ka arritur në 5476.Rritja progresive vazhdon dhe në rastet e personave të infektuar. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 5560 raste më shumë se numri i përgjithshëm i personave pozitiv me COVID-\19 është 59138.Pacientët e shëruar janë sot 7024 e në 24 orë janë verifikuar 952 persona më shumë,

një e dhënë kjo pozitive e pothuajse në të njëjtin trend me një ditë më parë kur numri i tyre ishte 943.Në Lombardi janë aktualisht 27 206 persona me COVID-19 e numri i viktimave është 3456 e brenda 24 orësh janë regjistruar 361, një numër ky më i ulët se numri i viktimave të 24 orëve më parë (që ishte 546).Shqetësuese mbetet situata e pacientëve në gjendje kritike për jetën e në repartet e terapisë intensive ku numri i tyre deri më tani është 3009.Numri i pacientëve që po kurohen në struktura spitalore është 19846 e 23783 po kurohen në kushte shtëpie. Ndërsa ndryshe nga një ditë më parë rajoni me numrin më të ulët të personave të infektuar është Molise me 66 raste e 7 viktima, Ndërsa rajoni pa asnjë viktimë me koronavirus vazhdon të mbetet ai i Bazilikatës. Gjatë 24 orëve të fundit është rritur dhe numri i personave të infektuar në rajonin e Lazios , ku është pozicionuar kryeqyteti italian Romë me 1383 persona pozitive e 53 vitkima. Rajonet jugore italiane gjithashtu kanë sinjalizuar rritje të rasteve me OCVID-19 në teritorin e tyre.Në Kalabri janë deri më tani 273 të infektuar e 8 viktima. Në rajonin e Puglias, 786 raste e 31 viktima. Në Sardenja janë 339 të infektuar e 7 viktima Në Sicili 630 të infektuar e 8 viktima.Deri më sot Italia ka kryer 258 402 tampone.