Tjetër ditë e zezë për Italinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95693-tjetër_ditë_e_zezë_për_italinë
Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 23, 2020 14:27 Europe/Tirane
  • Tjetër ditë e zezë për Italinë

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus.

Numri i viktimave ka shkuar në 6077, që do të thotë janë 601 viktima në 24 orët e fundit. Rastet janë shtuar me 3780 duke e çuar në 50418 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 7432, ku 408 janë në 24 orët e fundit dhe 3204 janë në gjendje kritike. Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 16098. Përveç Italisë edhe Spanja po përballet me vështirësi shumë të mëdha për shkak të koronavirusit. Fatkeqësisht përditë po rritet numri i viktimave dhe të prekurve me koronavirus. Në 24 orët e fundit kanë vdekur rreth 434 persona dhe 2206 të vdekur në total. Numri total i të prekurve ka shkuar rreth 33,089.