Olimpiku i Tokios shtyhet për vitin 2021
(last modified Tue, 24 Mar 2020 08:45:13 GMT )
Mars 24, 2020 09:45 Europe/Tirane
  • Olimpiku i Tokios shtyhet për vitin 2021

Komiteti ndërkombëtar i lojëra olimpike ka marrë vendim që lojërat e parashikuara për vitin 2020 në Tokio të zhvillohen në vitin 2021.

Vendimi ka ardhur pasi shumë vende janë tërhequr nga pjesëmarrja e tyre në lojërat olimpike Tokio-2020. Një prej këtyre vendeve është edhe Britania e cila ka deklaruar se nuk do të dërgojë asnjë ekip sportistësh në lojërat olimpike që mbahen në Japoni. Britani nuk do të dërgojë asnjë ekip në Lojërat Olimpike Tokio 2020, nëse përhapja e pandemisë së COVID-19 do të vazhdojë me këto ritme. Komiteti Ndërkombëtar Olimpik, i ka dhënë vendit 4 javë kohë që të vendosë përfundimisht për pjesëmarrjen në këto lojëra. Ditën e djeshme në të gjithë Britaninë numëroheshin 5683 të infektuar dhe 281 viktima.Qeveria Britanike i ka kërkuar qytetarëve që të zbatojnë distancën sociale ndërkohë që pjesëtarët e Parlamentit kërkojnë marrjen e masave drastike për izolimin e vendit. Më herët edhe Kanadaja e Australia nuk do të garojnë në asnjë kompeticion në Lojrat Olimpike. Edhe vetë evenimenti sportiv është në diskutim për tu zhvilluar apo jo. Deri më tani Tokio 2020 do të vijojë sipas planit, por vendime të tjera do të merren në javët e muajt në vazhdim.

Tags